Lajme
Klinë: Aksident mes veturës dhe autobusit, gjashtë të lënduar
Demokracia
16:17 | 31 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në Gllarevë të Klinës.

Në aksident ishin të përfshirë një autobus dhe një veturë.

Lajmi u konfirmua nga Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, tha Gashi.

Ai theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe policia dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin.

Të ngjashme