Ushtruesi i Detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se ndonëse EULEX kishte mandatin për ti gjykuar krimet e luftës, e njëjta gjykoi vetëm shqiptarët.
I pranishëm në protestën e thirrur nga Partia Socialdemokrate (PSD), gjersa brohoriti tri herë “UÇK”, Klinaku ka thënë se një gjë të tillë po e bën edhe Specialja.
“Që nga përfundimi i luftës së UÇK-së, edhe pse Kosova është shtet i pavarur populli është përballur dhe vazhdon të përballet me shumë sfida në drejtësi. UNMIK-u kishte mandatin te gjykonte krimet e luftës të kryera në Kosovë, por gjykoi vetëm shqiptarët. EULEX kishte mandat të gjykonte krimet e kryera në Kosovë por gjykoi vetëm shqiptarët Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet dhe masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb”, ka deklaruar ai.
Ndër të tjera, ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet ta ndryshoj ligjin për Gjykatën Speciale.