Lajme
Klinaku: S’kemi punë me policinë, por me qeverinë
Demokracia
09:49 | 16 Qershor 2022

Share:

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë filluar të mblidhen para objektit të Kuvendit të Kosovës. 

 

Ushtruesi i detyrës së OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka arritur në sheshin e Prishtinës, para objektit të Kuvendit të Kosovës, për të nisur protestën të organizuar nga vetë ata.

Ai në një deklarim të shkurtër ka thënë se protesta është duke u mbajtur për Qeverinë e Kosovës dhe jo për policët që i kanë rrethuar institucionet.

“Klinaku  po nuk kemi punë me Policinë e Kosovë sepse është e jona, kemi punë me Qeverinë ë Kosovës”, ka thënë ai.

Klinikat ka treguar se ne protesta do të dalin sa herë që të ketë Kuvendi seanca dhe derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

“Çdo herë që ka seanca do të jemi këtu”, ka thënë ai.

Veteranët po kundërshtojnë mospërfshirjen e tyre në projektligjin për pagën minimale, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës para dy dite. Edhe gjatë procesit të votimit, ky projektligj u kundërshtua nga deputetët e opozitës. /Demokracia.com.

Të ngjashme