Lajme
Klinaku: Po injorohemi, nuk u ftuam nga Qeveria në ekspozitën e hapur me pikturat e Rexhep Selimit
Demokracia
19:15 | 25 Nëntor 2022

Share:

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se nuk është hera e parë që organizatat e dala nga lufta e UÇK-së injorohen në ngjarjet që lidhen me kombin shqiptar, çlirimin dhe luftën çlirimtare.

Klinaku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ka disa vite që nuk ftohen nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë me rastin e 28 nëntorit.

Ai tutje ka treguar se sot nuk janë ftuar as nga Qeveria në hapjen e ekspozitës me pikturat e Rexhep Selimit.

“Një gjë po ua them se: Vetëm si rezultat i luftës së UÇK-së, shënohet zyrtarisht edhe në Kosovë, Pavarësia e Shqipërisë, dhe po ashtu vetëm si rezultat i luftës çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja, janë bërë të mundshme aktivitetet kulturore, e edhe ekspozita me 110 piktura të Rexhës. U pëlqeu ose jo, ne jemi ata që e prezentojmë luftën, çlirimin, bartësit, luftëtarët dhe vlerat e luftës sonë çlirimtare” shkruan Klinaku.

Postimi i plotë i Klinakut, pa ndërhyrje:

Nuk është hera e parë që injorohen Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në ngjarje që lidhen me kombin shqiptar, çlirimin dhe sidomos luftën çlirimtare.

– Ka disa vite që Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë nuk na fton me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, e nuk na ftuan as këtë herë;

– Sot nuk u ftuam as nga Qeveria e Kosovës në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit;

Një gjë po ua them se:

Vetëm si rezultat i luftës së UÇK-së, shënohet zyrtarisht edhe në Kosovë, Pavarësia e Shqipërisë, dhe poashtu vetëm si rezultat i luftës çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja, janë bërë të mundshme aktivitetet kulturore, e edhe ekspozita me 110 piktura të Rexhës.

U pëlqeu ose jo, ne jemi ata që e prezentojmë luftën, çlirimin, bartësit, luftëtarët dhe vlerat e luftës sonë çlirimtare.

P.S

Pushtetet shkojnë e vijnë, por populli mbetet.

Të ngjashme