Lajme
Klinaku e quan “spektakël” ndalimin e Fahri Fazliut, e akuzon ZPS-së për krim
Demokracia
11:40 | 17 Prill 2024

Share:

Sot Fahri Fazliu, nipi i heroit Fahri Fazliu, është ndaluar nga Prokuroria e Specializuar e Gjykatës Speciale.

Në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar Faton Klinaku, sekretar i OVL-së së UÇK-së.

Sipas Klinakut, ky ndalim është një spektakël. Tutje, Klinaku e ka akuzuar rëndë ZPS-në.

“Gjykata ilegale Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë. Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjëve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar” – ka shkruar Klinaku.

Të ngjashme