Lajme
Klinaku: Dikush nga dritarja e Kuvendit po gjuan gaz lotsjellës me i largu njerëzit
Demokracia
12:32 | 06 Qershor 2022
Arkiv

Share:

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur para mediave gjatë protestës që po mbahet para Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se gazi lotsjellës po gjuhen nga dritaret.

“Dikush po gjuan gaz prej dritareve qatje se qëllimin e ka veç me i largu njerëzit”, tha ai.

Gazetarët e pyetën se a po gjuhet gazi lotsjellës nga dritarja e Kuvendit, ndërsa Klinaku tha “po”.

Ai tha se kërkesa e veteranëve është të mos e miratojë ligjin, sepse kështu shkelet vendimi i Kushtetueses.

“Kërkesa jonë është që Kuvendi ta tërheqë Ligjin dhe të mos e miratojë ndryshimin sepse me ndryshim ata e shkelin vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Klinaku.

Të ngjashme