Kastro Zizo (Klevis Bega), është një ndër artistët shqiptarë më tëkërkuar të industrisë së muzikës, showbizit dhe entertainment me famë botërore. Kastro vazhdon e pushton industrinë e muzikës shqiptare ndër vite, duke lënë gjurmë në festivalet mëprestigjioze internacionale dhe kombëtare shqiptare si KëngaMagjike, Top Fest, Mikrofoni i Artë, Festivali i Këngës, etj, kuështë shpërblyer me shumë çmime (Artisti më i mirë, Artisti iVitit, Interpretimi më i mirë, Best Pop, Best Male Artist, Best Tendencë, Best Feat., etj).
Përveç një karrierë të suksesshme në muzikë, Kastro Zizo ka dëshmuar që është një aktor i fuqishëm me nivel të paarritshëm. Sot në Shqipëri janë të pakët ato artistë dhe aktorë të një nivelitë paarritshëm si Kastro Zizo që i përkasin brezit të sotshëm tëkualifikuar artistësh (bëhet fjalë pas brezit të papërsëritshëm tëaktorëve të mëdhenj Robert Ndrenika, Timo Flloko, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, etj). Falë nivelit të lartë artistik dhe tëkrijimtarisë së tij, origjinalitetit, profesionalitetit, dheinteligjencës, Kastro Zizo kapërceu ekranin dhe bëri popullor jo vetëm identitetin e tij artistik, por i hapi rrugë krijimit tëzhanreve të reja së muzikës moderne shqiptare.
Momentalisht, Kastro Zizo është konkurent në Dance Albania, spektakli më i famshëm i kërcimit në Shqipëri nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu në TV Klan, me juri yjet e mirënjohura Ermal Mamaqi, Klaudia Pepa dhe Ilir Shaqiri.
Si e kuptoni ekzistencën njerëzore karshi identitetit? Nëprizmin e ekzistencës së kohës – e tashmja, e kaluara dhe e ardhmja, apo sipas filozofisë eternaliste ku ngjarjet e ardhshme janë “tashmë atje/tani” dhe nuk ka rrjedhë tëkohës? Domethënë e ardhmja a është duke u shkruar në atomomente (në të njëjtën kohë që po ndodh), apo mendon se çdo gjë ka kohën e vet të përcaktuar?
Kastro Zizo: Ekzistenca, apo ajo njerëzore karshi asaj që ne e quajmë identitet nuk është asgjë më shumë se një copëz e asaj qëështë një “Identitet masiv”. Identiteti jonë i krijuar si pasojë e pasqyrimit të realitetit objektiv ose më saktë të atij realiteti që po ne kemi krijuar. Një realitet i lidhur kushtimish me 5 shqisattona.
Mikro realitetet e krijuara individualisht si pasojë e “nënshtrimit” fizik (dhimbje ndjesore, dashuria ndonjëherë, etj) bëjnë “pasurimin” e “realitetit të madh objektiv” duke hapurshkak pasoja të papërcaktuara më parë në rrjedhën që vetërealiteti tenton të jetë “rregullator”.
Në konceptin algjebrik ose vektorial të kohës ajo vjen si “pjellë” e mendimeve njerëzore. Edhe koha vjen dhe “prek” individualisht si pasojë e dukurive fizike të realitetit. Koha “riprodhohet” si “entitet” universal dhe individual. Në një mosprekje të një të tashme absolute, rrjedha, e ardhmja vjen dhe“kalon” në një cikël “pikë”. Pika kohore që në rrjedhën e saj vënë zbatim mendime të ekzistencave duke paracaktuar rrjedhën e eventeve. Koha si një koncept relativ “shkrihet” në atë rrjedhëhapësinore-kohore me burim mendimin dhe vetë ekzistencënnjerëzore. Fatalisht në çdo milisekondë kohore të së “tashmes” e ardhmja është përcaktuar, por me fleksibilitetin për t’undryshuar në po atë milisekondë.
Energjia që secila “ndërgjegje objektive” jep, ka hapur dhe hap rrjedhë dhe fatin e asaj që ne e quajmë Botë. Mendimi jonë ështërealiteti dhe koha jonë. Ajo që ne jemi është si pasojë e energjisësë prodhuar në “grup” dhe na orjenton drejt fatit tonë. Energjia“stilon” njeriun dhe i përcakton “fatin”.
Teoria e personalitetit e Frojdit identifikon Id-in, superegondhe egon. Në realitetin tuaj personal dhe artistik si ipërcaktoni këto tre koncepte?
Kastro Zizo: Id percaktoj si ajo që bën “punët e pista” dheshumë jetike mbi atë që ne e quajmë jetë. Në lidhjen e egos dhesuperegos, ato janë aty fillimisht si trashëgimni gjenetike dhe sivazhdim, plastifikimi i të dyjave percakton të ardhmen time gjenetike. Në një shoqëri morale ose jo (koncepte tëparacaktuara nga lloji i shoqërisë) krijon, strukturon egon dheautomatikisht ndikon në “realitetin masiv”.
Artistikisht ndihem i lirë në rregullat morale që superego mi ka “imponuar” por që në lirinë e fantazisë shkoj përtej duke krijuarmikro realitete dhe përcaktuar “fatin” tim artistik në atë që Unëdua të jap.
Cilat konsideroni si arritje dhe çfarë idesh dëshironi tërealizoni?
Kastro Zizo: Nga ana njerëzore dhe ajo artistike arritjet e miamë të mëdha janë fëmijët e mi, Dankan, Nia dhe Dante.Kënaqësia personale në lidhje me këto arritje është shkrirje, bëndhe plotëson egon time dhe e rafinon duke e bërë më të “mirë” mbi atë etalonë matëse që ne kemi paracaktuar. Mes shumëideve, dua të bëj një botë më të mirë në marrëdhënien energjitikeqë secili prej nesh ka me njëri-tjetrin. Dua të “vras egon” që Id-i“instiktivisht” të bëjë dhe “punët” që i thuhen dhe s’i bën vetë(shkrirjen e disa ndjesive, dashurisë pa paracaktime morale).
Për cilat gjëra jeni të ndërgjegjshmëm dhe tëpandërgjegjshmëm në realitetin tuaj personal dhe atëartistik? Kjo nga ana individuale.
Kastro Zizo: Jam i ndërgjegjeshëm qe do vdes por do jemgjallë. Jam i pandërgjegjshë kur dashurinë e jap pa vlera e kushte dhe kjo me jep lumturi.
Po në aspektin kolektiv – pa/ndërgjegjshmëria që keni parësipas përvojës tuaj nga shoqëria përreth artit?
Kastro Zizo: Arti duhet të jetë i pandërgjegjshëm se ndrysheestetikisht bën “pis” sytë dhe objektivisht reflekton tjetër gjëduke mos dhënë vetë qellimin e krijimit artistik.
Cilët faktorë sollën rilindjen tuaj personale dhe artistike?
Kastro Zizo: Dashuria për fëmijët e mi dhe bashkëudhëtarentime në jetë. Reflektimi që unë kisha mundësinë për tëndryshuar veten, botën dhe krijuar një realitet të ri.
Një personazh publik, a mund të jetë i sinqertë 100% ndajegos (qenies) personale kur ushqen qenien artistike?
Kastro Zizo: Jo, e pamundur! Ndryshe nga njerëzit “normal” pesha dhe konjuktura që ka një personazh publik ështëkushtimisht e lidhur me shumë realitete të reja që e rrethojnë dhei ndikojnë. Sinqeritetin artisti e ka vetëm kur nuk bënkompromis me veten dhe botën. Por kjo është e vështirë t’a bëjedhe kur izolohet në realitetin e vet, ku është plot me copëza tërealitetit masiv.
Lufta dhe paqa midis dy qenieve (personale dhe artistike) – a ka balanc midis dy qenieve dhe a mund të triumfojnë të dyjanë të njëjtën kohë?
Kastro Zizo: Mos balancimi i tyre bëjnë që të “dy” të kenë njëbashkëjetesë në simbiozë me atë që ushqen njëri dhe tjetri. Fajet, peshat morale të njerit apo tjetrit bëjnë rrjedhën e dy realitetevenë një trup. Rrjedha dhe ndërthurja e tyre forcojnë pozitënmendore të qenies sime artistike. Mendoj që në këtë pikë, personalja dhe artistikja janë pjesë e një entiteti të vetëm që mëbëjnë mua përballë pasqyrës por jo në realitetin objektiv.
Mund të shpjegoni evolimin e krijimtarisë tuaj artistikenëpërmjet projekteve, të cilat kanë qenë kulminante nërrugëtimin tuaj si artist dhe pse?
Kastro Zizo: Në vitin 2001 me grupin 2 Farm kënga “Lodhem” (Ia ke fut kot plako) erdhi si pasojë e një nevoje komerciale qëgjërat dhe mendimet të shpreheshin dhe vinin më shpejt. Si njëçunak me shumë energji për të ndryshuar botën, materiali erdhipër të plotësuar shumë ego. Pas disa vitesh në 2007 “Gjinkalla” do t’më “këndonte” në vesh për të shkruar e kompozuar tëardhmen time personale. Muzika nga viti në vit filloji të piqejdhe ndonjëherë të kërciste si një “kokoshkë” pa shumë vlera. Jam gjykues e paragjykues i madh i artit tim. Janë të shumtaveprat muzikore që tregojnë atë që unë jam dhe të shumta ato qëkam “vjedhur” nga ego të ndryshme.
Motivimi i vetes dhe rishpikja e saj – sa të rëndësishme janëdhe si ndikojnë sjelljen e njeriut? Si e keni rishpikuar vetentuaj?
Kastro Zizo: Fëmijët “pjella” jote është vetëm vazhdimi iqenies tënde dhe në mbivlerësimin e egos ne japim dheshprehim dashuri pa kompromise. Në çdo moment mund tëbëhet kjo dhe nga kushdo. Rishpikja ime ishte shumë e thjeshtë, dashuria…për veten dhe gjithë tjerët.
Vendosja e vetes në funksion të të tjerëve – a ndërpritetvetëvetja (jeta personale) kur vendoset njeriu në shërbim tëtjerëve? Dhe a është kjo një akt hyjnor përtej humanizmitnjerëzor (psh falja e dashurisë nga Zoti, mirëkuptimishpirtëror duke i shërbyer të tjerëve)?
Kastro Zizo: Vendosja në sherbim dhe funksion të të tjerëve mëbën që të hap hapësirat e mia energjitike dhe vetëvetja imevetëm pasurohet. Frekuenca që lëshon ndienja, dashuria pa kushte apo imponime, pastron dhe sjell rrjedha të reja tërealitetit. Nuk ka asgjë hyjnore në të bërit këtë… është detyrimuniversal që unë po e bëj me shumë dashuri.
Cilat janë disa nga eventet dhe aktivitetet organizuarnëpërmjet organizatës tuaj “E ardhmja ime, e tashmja ime”. Mund të na tregoni pak më tepër për themelimin, qëllimindhe misionin e saj?
Kastro Zizo: “E ardhmja ime, e tashmja ime” është njëorganizatë jofitimprurëse (nonprofit organization) e themeluarnë Tiranë, që me mundësitë e veta ka krijuar hapësira për tërinjtë. Është një shoqatë e re, 2 vjeçare që ka për qëllimmbështetjen dhe orjentimin e të rinjve drejt pasioneve dhetalenteve të tyre. Në realizimin e projekteve me këtë shoqatëkemi dashur të krijojmë një ambient mbështetës mbi çdo ide qëtë rinjtë kanë. Me projektin që mban të njëjtin emër me shoqatën, së fundmi, në shtator 2022 realizuam një seri “podcus-ësh natyror” me tematika për të ndërtuar e krijuar të ardhmentonë sot.
Cila është trashëgimia që dëshironi të leni pas?
Kastro Zizo: Dua të le ndjesira të bukura që të ndikojnë në jetëne secilit.
Projekti juaj i fundit?
Kastro Zizo: Projeti i fundit vjen në fund të dhjetorit nëFestivalin e RTSH me grupin 2 Farm. Projekti është njëshuplakë e fortë e një sistemi diktatorial shpirtëror që te disandodh.
Cfarë do të thotë Oscar për karrierën e një aktori? Përvojajuaj në filmin “Pharmakon”?
Kastro Zizo: Oscar do të thotë një eksperiencë shumë e bukurqë mentalisht e kam kaluar në vitin 2012, ku filmi “Pharmakon” përfaqësoi Shqipërinë. Filmi ka qenë ndër eksperiencat e mia mëtë bukura dhe ka ndikuar në bërjen e shumë materialeve artistikenga unë. Punova pranë emrave të mëdhenj në regji, produksiondhe aktorë. Një “punë” e bërë mirë dhe unë jam shumë krenar.