ShowBiz
Klea Huta dhe Elgit Doda martohen sot në ditëlindjen e djalit të tyre- Ja detajet nga ceremonia
Demokracia
11:22 | 04 Qershor 2023

Share:

Klea Huta dhe Elgit Doda do të martohen ditën e sotme. Çifti bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre kanë udhëtuar në jug të vendit ku dhe do të mbahet ceremonia.

Festa ka nisur mbrëmë pas mesnate, ku ata kanë pritur ditëlindjen e djalit të tyre, Krid të gjithë bashkë buzë detit.

 

Ka qenë Bora Zemani ajo që ka ndarë një video në instastory ku Krid fik qirinjtë e tortës bashkë me Klean dhe Elgitin.

 

Ceremonia e dasmës do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Livadh. Të ftuar janë edhe shumë emra të njohur të showbizzit, ndërkohë që çifti ka zgjedhur si këngëtare në ditën e tyre të madhe Artiola Toskën dhe Juliana Pashën.

Klea dhe Elgiti janë bashkë prej vitesh tashmë dhe janë kthyer në një nga çiftet më të preferuar të publikut.

 

Të ngjashme