Sport
Klasikja shumë e nxehtë e Francës i takon Paris Saint-Germain
Demokracia
23:08 | 07 Shkurt 2021

Share:

Në Francë ka vetëm një skuadër që gjithmonë pothuaj feston e ajo është PSG, shkruan Demokracia.com.

Paris Saint-Germain ka fituar 2:0 klasiken kundër Marseille në Ligue 1.

Ndeshja e luajtur në Velodrome është vendosur në 24 minutat e para.  Mbappe ka hapur ndeshjen pas një kundërsulmi perfekt në minutën e nëntë, ndërsa Icardi e ka mbyllur me një goditje të mrekullueshme me kokë 15 minuta më mbrapa.

Kjo fitore e ka ndihmuar ekipin e Pochettinos të përforcojë vendin e tretë në renditje dhe të mbajë hapin e Lilles kryesuese dhe Lyonit të vendit të dytë.

Momente frike në fundin e ndeshjes për Verratin, i cili ka pësuar një ndërhyrje të frikshme nga Payet, i ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri i ndeshjes. /Demokracia.com

Të ngjashme