Arsenali ka mbetur me nëntë futbollistë në fushë pasi i janë përjashtuar dy të tillë me kartonë të kuq në sfidën që po e zhvillon sonte kundër Wolvesit, shkruan Demokracia.com
Fillimisht është përjashtuar mbrojtësi David Luiz në finish të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë në minutën e 72-të më karton të kuq është përjashtuar edhe portieri Leno.
Wolves po udhëheq me rezultat 2:1 derisa ka edhe dy futbollistë më shumë dhe vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që ta humbas ndeshjen sonte. /Demokracia.com