Lajme
“Kjo nuk është parë deri tani”| Schmidt flet për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
Demokracia
12:39 | 22 Maj 2022

Share:

Përfaqësuesi i Lartë i komunitetit ndërkombëtar për Bosnjë-Hercegovinën, Christian Schmidt ka thënë se për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi duhet punuar shumë.

Schmidt në një intervistë për Deutschë Welle, ka thënë se një hap përpara për njohjen reciproke do të jetë i vështirë për t’u arritur, përcjell Demokracia.com.

“Një hap përpara do të jetë i vështirë për t’u arritur. Edhe këtu, si vëzhgues, mund të imagjinoj se harmonizimi gradual do të kishte kuptim. Për mua kjo do të thotë që sa i përket njohjes së Kosovës, e cila nuk u ndoq nga pesë anëtarët e BE-së, kjo do të mundësonte bashkëpunim pragmatik mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Schmidt ka lënë të kuptohet se dy vendet nuk po e bëjnë më të mirën që kanë mundësi në këtë proces, derisa shtoi se duhet shumë punë.

“Nga cili shtet vijmë ne gjermanët? Ne kemi përvojë në bashkëpunimin mes Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, megjithëse nuk ka pasur njohje reciproke. Dhe një mënyrë kaq pragmatike, që sigurisht nuk mund të kalohet një nga një – këto ishin kohët e Luftës së Ftohtë dhe të komunizmit – por unë do të nxirrja përfundimin nga kjo: se ne kurrë nuk do të bëjmë gjithçka që është e mundur, por atë që bëjmë, do të bëjmë më së miri. Fatkeqësisht, kjo nuk është parë deri më tani në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Për këtë duhet punuar”, ka thënë ai./Demokracia.com/

Të ngjashme