Sport
Kjo ndeshje e Superligës zhvillohet nesër
Demokracia
17:29 | 31 Mars 2022

Share:

Java e 27-të e Superligës së Kosovës në futboll pritet të sjellë disa ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe joshëse, shkruan Demokracia.com.

Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në Gjilan ku ndeshën dy rivalët për titull, Gjilani e Ballkani, ndeshje kjo që luhet të dielën.

Megjithatë, java e 27-të hapet nesër (e premte),  ku në Klinë, përballën dy rivalët që po luftojnë për ekzistencë.

Dukagjini e pret Malishevës dhe më një fitore të mundshme do të bënte një hap të madh drejt mbijetesë. Ky takim nis nga ora 14:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në “Artmotion”. /Demokracia.com

 

 

 

Të ngjashme