Kuriozitete
Kjo linjë ajrore evropiane prezanton ‘zonën pa fëmijë’| Çfarë është dhe si do funksionojë?
Demokracia
20:38 | 28 Gusht 2023

Share:

Nëse ndonjëherë ju është dashur të uleni gjatë një fluturimi me një fëmijë që qan ose fëmijë që bërtet, mund të keni dëshiruar një linjë ajrore vetëm për të rritur.

Corendon Airlines në pronësi turke ka ardhur me një shpëtim. Kompania ka njoftuar se po prezanton ‘zonën pa fëmijë’ në një nga linjat e saj.

Zona e ashtuquajtur ‘Only Adult’ do të jetë e aksesueshme për pasagjerët mbi 16 vjeç.

Corendon është kompania e parë evropiane që ofron këtë shërbim, duke ndjekur shembullin e disa kompanive ndërkombëtare si AirAsia.

Zona do të ndahet nga pjesa tjetër e avionit me mure dhe perde. Për të blerë një vend në zonën e Vetëm të rriturve, pasagjerët do të duhet të paguajnë 45 € shtesë.

Themeluesi i Corendon, Atilay Uslu tha se zona pa fëmijë synon “të akomodojë udhëtarët që kërkojnë paqe shtesë gjatë fluturimit të tyre”.

Të ngjashme