Lajme
Kjo i ndodh vetëm Albin Kurtit, abetaren e përbashkët e feston me njerëz të rritur që moti e kanë kryer shkollën fillore
Demokracia
18:48 | 01 Shtator 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në promovimin e Abetares së Përbashkët Unike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministria e Arsimit kishte zgjedhur si vend për përurimin e kësaj Abetareje qytetin e lindjes së Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Por, meqë mësimdhënësit janë futur në grevë, ngaqë vetë Kurti nuk ka shprehur gatishmëri që të dialogojë me ta për kërkesat e tyre, në përurim dominonin të rritur dhe mungonin fëmijët.

Të paktën kështu duket në fotografitë e publikuara nga Zyra e Kryeministrit, shkruan Demokracia.com.

Albin Kurti, siç shihet nga fotografitë, e ka festuar Abetaren me shumë pak fëmijë. Të gjithë pjesëmarrësit e tjerë që ishin në numër të madh ishin të rritur që shkollimin e ulët e kanë përfunduar dekada më parë.

Zilja e shkollës sot nuk i mblodhi në banka nxënësit kosovarë, pasi që mësuesit e tyre janë në grevë që nga java e kaluar, sepse qeveria nuk ua plotësoi kërkesën që t’ua ndajë nga 100 euro në muaj atyre deri në aprovimin e Ligjit të Pagave.

Madje, për t’i shtypur mësimdhënësit, Albin Kurti dhe Qeveria e tij morën një vendim të padëgjuar kurrë më parë në Kosovën e pasluftës. Ai ua ndali pagat mijëra të punësuarve në sistemin arsimor të Kosovës.

E në përurimin e Abetares më burra e gra, Kurti nuk harroi të mbajë një nga ato fjalimet e tij të zakonshme ku flet për sakrificën dhe punën e atdhetarëve për ruajtjen e gjuhës shqipe, duke harruar se shumica nga mësimdhënësit që ai ua ndali pagën me të cilën jetojnë për vite të tëra, punuan edhe pa para e në shtëpi të improvizuara vetëm për ta ruajtur arsimin dhe gjuhën shqipe.

“Në ditë si këto, duhet kujtuar puna e sakrifica e të gjithë atdhetarëve, intelektualëve të pathyeshëm, albanologëve të pakompromis, studiuesve, mësimdhënësve e kontribuuesve të parezervë, grave e burrave, që në kohët më të vështira, e ruajtën gjuhën tonë shqipe, pasurinë tonë të përbashkët, tha ai. Jam i lumtur andaj sot që kemi në duar këtë abetare, për të cilën u zotuam me marrëveshjen nga mbledhja e përbashkët e dy Qeverive tona në nëntor të vitit të kaluar, shtoi kryeministri Kurti.”, tha Kurti./Demokracia.com/

 

Të ngjashme