ShowBiz
Kjo fotografi e Harry Styles është bërë virale
Demokracia
18:03 | 17 Prill 2021

Share:

Një fotografi ku Harry Styles pozon i veshur si Ariel, sirena e vogël, është bërë virale nëpër internet.

Këngëtari, i njohur për tendencat e tij androgjene ka vendosur një perikë me flokë të gjata të kuqe të ndezur, guacka në gjoks dhe një bisht të gjelbërt, përderisa në duar mban një gotë me shampanjë dhe cigare, transmeton Demokracia.com

Adhuruesit e tij nuk vonuan të krijojnë meme dhe të shprëndajnë fotografitë e tij me kuotën nga filmi Ariel të Disney “Por babai, unë e dua atë”.

Këngëtari gjithmonë ka pasur një fascionim me figurat mitologjike. Në vitin 2014, ai bëri tatuazh një sirenë dhe kur u pyet nga shtypi se cili ishte kuptimi, ai u përgjigj “sepse unë jam një sirenë”.

Në vitin 2019, ai refuzoi ofertën për të luajtur në rolin e Princit Erik, në filmin në rolin e Ariel ishte Halle Baily. Ndoshta, ai kishte pretenduar më shumë për rolin e saj./Demokracia.com/

https://twitter.com/PopCrave/status/1383060346554966019

Të ngjashme