Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë vdekur tetë perona në mesin e tyre edhe një 49 vjeçar.
Sipas njoftimit të IKShPK-së gjatë ditës së sotme kanë rezultuar pozitiv 345 persona dhe janë shëruar 518, përcjell Demokracia.com.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (76, 70, 49 vjeç), Kamenicë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (80 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Më tej IKShPK ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 98 mijë e 341 raste nga 478 mijë e 625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 996 raste të vdekjes./Demokracia.com/