Lajme
Kjo është video që dëshmon se Albin Kurti e vodhi idenë e Kadri Veselit për Gjykatën Komerciale
Demokracia
22:11 | 03 Gusht 2022

Share:

Në Kosovë, Gjykata Komerciale tashmë ka nisur punën edhe zyrtarisht.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti theksoi se me krijimin e Gjykatës Komerciale edhe një premtim i dhënë u realizua.

Shefi i Qeverisë tregoi se kjo gjykatë do të reduktojë numrin e lëndëve të vjetra dhe do të çlirojë potencialin për investime të reja.

“Një tjetër premtim i mbajtur: Gjykata Komerciale ka nisur punën. Me qëllim sigurimin e besimit në gjyqësor dhe sigurisë ligjore për bizneset vendase dhe investitorët e huaj, gjykata do të reduktojë numrin e lëndëve të vjetra dhe do të çlirojë potencialin për investime të reja”, shkroi Kurti në Twitter, përcjell Demokracia.com.

Mirëpo, ky propozim dhe ky premtim i Kurtit në lidhje me krijimin e Gjykatës Speciale po del të jetë një ide e vjedhur e tij.

Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë një fushate zgjedhore të mëhershme kishte premtuar krijimin e Gjykatës Komerciale në Kosovë.

Më poshtë ju sjellim videon, ku Veseli premtonte krijimin e Gjykatës Komerciale.

Të ngjashme