Lajme
Kjo është terapia e re me antitrupa që raportohet së mund të ulë vdekjen nga COVID-19
Demokracia
10:38 | 28 Janar 2021

Share:

Terapitë e reja me antitrupa monoklonalë mund të ulin vdekjet dhe të zvogëlojnë ekspozimin kundër COVID-19, tregojnë të dhënat nga kompanitë farmaceutike.

Studiuesit në Universitetin e Columbia-s dhe shkencëtarët e kompanisë së Regeneron-it, kanë konfirmuar në mënyrë të pavarur suksesin e antitrupave në neutralizimin e të dy varianteve të virusit, atij në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën e Jugut, raporton Demokracia.com

Ato janë menduar të përdoren në fazat e hershme të infeksionit për pacientët që nuk janë të shtruar në spital, mbi 65 vjeç dhe më të vjetër si dhe për ata me rrezik të lartë të sëmundjes së rëndë.

“Koktejet” duhet të administrohen brenda ditëve të diagnozës dhe janë vetëm për ata me simptoma më të lehta deri në ato të rënda.

Megjithatë FDA (Food and Drug Administration). i duhet të rishikojë zhvillimet e javës së kaluar nga kompania “Eli Lilly” dhe “Regeneron” për të përcaktuar nëse ato mund t’i sjellin këto ilaçe në treg për këto qëllime të reja dhe në këto forma të reja.

Aktualisht ata kanë marrë autorizimin vetëm nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave./Demokracia.com

 

Të ngjashme