Sport
Kjo është skuadra e vetme nga Liga e Dytë që kualifikohet në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës
Demokracia
15:31 | 17 Nëntor 2022

Share:

Gjatë ditës së enjte (sot) janë zhvilluar 13 ndeshje të Kupës së Kosovës në fazën e 1/16-tës së finales, shkruan Demokracia.com.

Në mesin e befasive në këtë rreth ishte edhe FC Prizreni, skuadra që bën gara në Ligën e Dytë të Kosovës.

Prizreni triumfoi 2:0 kundër Istogut, me këta të fundit që garat i bëjnë në Ligën e Parë.

Për këtë të arritur, lojtarët dhe stafi i kësaj skuadre festuan edhe në dhomat e zhveshjes.

Faqja zyrtare e klubit prizrenas publikoi edhe pamje nga festa e tyre në zhveshtore.

Ndër ekipet tjera që u kualifikuan në 1/8-tën e finales janë: Prishtina, Dukagjini, Feronikeli 74, Vushtrria, Vjosa, Flamurtari, Ferizaj, A&N, Fushë Kosova, Malisheva, Trepça ’89 dhe Gjilani.

Kujtojmë se dy takimet tjera të fazës së 1/16-tës Drita – Liria dhe Phoenix – Ballkani luhen më vonë./Demokracia.com/

Të ngjashme