Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo është personi më i ndjekur në Instagram dhe i pari që ka kaluar 400 milionë ndjekësit.
Për vetëm gjashtë muaj, Cristiano Ronaldo e ka shtuar me 163 milionë numrin e ndjekësve në Instagram.
Në këtë rrjet social, ish-lojtari i Real Madridit ka 3242 postime me një mesatare prej 10 milionë ‘like’ në secilin prej tyre. A ndjek në Instagram vetëm 500 persona, në mesin e tyre edhe këngëtaren shqiptare, Rita Ora.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte i pari që kishte arritur të këtë 200 milionë ndjekës në janarin e vitit 2020 dhe ka arritur që t’i dyfishojë shifrat pas dy viteve, me yllin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi që është i dyti futbollist më i ndjekur në Instagram më afër 300 milionë ndjekës./Demokracia.com/