Atletet e mbathura nga ylli amerikan i basketbollit, Michael Jordan, janë shitur në një rekord prej 1.47 milionë dollarë në ankand.
Jordan përdori atletet e kuqe me të bardha, Nike Air Ships gjatë sezonit të tij të parë me Chicago Bulls në 1984, shkruan BBC përcjellë Demokracia.
Viti kur ai dhe Nike filluan bashkëpunimin e tyre për të krijuar markën e tij të firmës së rrobave dhe këpucëve.
Çmimi është më i larti i paguar ndonjëherë për atletet e përdorura në lojë nga çdo sport, atletet e firmosura u blenë nga Nick Fiorella, një koleksionist i njohur.
Përpara ankandit, ato ishin vlerësuar të shiteshin nga 1 milion deri në 1,5 milion dollarë.
Megjithatë, ato nuk janë këpucët më të shtrenjta të shitura ndonjëherë. Ky rekord i përket reperit Kanye West, Prototipet e të cilit Nike Air Yeezy 1 arritën në 1.8 milionë dollarë nëpërmjet një shitjeje private në prill.
Michael Jordan, i cili doli në pension në 2003, gjithashtu u bë lojtari i parë miliarder në historinë e NBA./Demokracia.com/