Sport
Kjo është renditja tabelore në grupin e Ballkanit në Ligën e Konferencës
Demokracia
10:14 | 09 Shtator 2022

Share:

Ballkani e ka nisur me barazim rrugëtimin në grupet e Ligës së Konferencës, duke barazuar në Prishtinë me ekipin rumun, CFR Cluj, shkruan Demokracia.com.

Kampionët e Kosovës barazuan 1:1 ndaj Cluj në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Edhe dueli tjetër i po këtij grupi ndërmjet Sivassporit dhe Slavia Pragës u mbyll me rezultat identik 1:1.

Kësisoj, katër skuadrat e Grupit G kanë nga një pikë pas xhiros së parë në këtë grup.

Ballkani renditet në pozitën e katërt, ndonëse me shifra të barabarta me të gjithë rivalët.

Për Ballkanin të enjten mbrëma realizoi Armend Thaqi në minutën e 65-të të takimit, por barazimi për rumunët erdhi në minutën e 90-të kur shënoi Yuri Matias./Demokracia.com/

Të ngjashme