Sport
Kjo është pritja madhështore që i është bërë ekipit të xhudos në sheshin “Zahir Pajaziti”
Demokracia
22:04 | 02 Gusht 2021

Share:

Ekipi i xhudos së Kosovës tashëm ka arritur Prishtinës, saktësisht në sheshin “Zahir Pajaziti”,  aty ku i është bërë një pritje madhështore, shkruan Demokracia.com.

Nën organizimin e qeverisë, sheshi është mbushur me njerëz që i kanë ngrohur edhe më shumë zemrat kampioneve, Distria Krasniqit e Nora Gjakovës dhe trajnerit Driton Kuka.

Të pranishmit i ka përshëndetur, kryeministri Albin Kurti për t’i përshëndetur me pas edhe Kuka, Krasniqi e Gjakova.

Më poshtë përmes fotografive mund ta shihni festën që po bëhet në sheshin e Prishtinës. /Demokracia.com

Të ngjashme