Futbolli zakonisht njihet si një sport i burrave e i cili nuk e ka problem që në stadiume të mbledhë mijëra tifozë.
Të gjithë dëgjojmë duke folur për futboll, por shumë pak prej tyre flasin për futbollin e femrave, transmeton Demokracia.com.
Megjithatë në Meksikë, së fundmi tifozët kanë një arsye më shumë për t’i ndjekur ndeshjet e futbollit në konkurrencën e femrave. Skuadra e Tigres ka portieren, nëse jo më të mirën në botë për nga cilësia, gjithsesi e ka portierin më të bukur në botë.
Fjala është për Stefani Jimenez e cila po mahnitë me bukurin e saj.
Portieria 26-vjeçare e cila me profesion është edhe modele, pritet që shumë shpejt të marrë oferta nga klubet europiane dhe atë nëse jo për shkak të nivelit të lartë që ka, por për shkak të marketingut të madh që mund t’ju bëjë. /Demokracia.com