Lifestyle
Kjo është pjesa e trupit që duhet të lyhet e para me krem kundër diellit
Demokracia
19:22 | 23 Prill 2024

Share:

A e nisni edhe ju lyerjen me krem nga këmbët për të shkuar te fytyra? Nëse e keni kthyer këtë në një ritual, atëherë do të habiteni kur t’ju themi që kjo nuk është metoda e duhur sipas dermatologëve.

Nga lart-poshtë është mënyra e duhur!

Fytyra është gjithmonë e para që duhet të lyhet me krem mbrojtës, më pas pjesa tjetër e trupit. “Unë rekomandoj që të filloni nga fytyra dhe më pas të kaloni në trup dhe deri te këmbët, kjo për të shmangur mbartjen e baktereve nga trupi në fytyrë,” thotë dermatologu Corey Hartman.

Në përgjithësi, produktet e kujdesit të lëkurës që përdoren në trup janë më të rënda se ato të fytyrës, që do të thotë se mund të përdorin përbërës të yndyrshëm që krijojnë pengesë për lëkurën. Pra, me fjalë më të thjeshta ekspertët thonë se kremrat me faktorë SPF duhet të jenë të ndarë për fytyrën, qafën dhe trupin.

Teknika që duhet të përdoret për lyerjen e fytyrës sipas dermatologes DiAnne Davis është si fillim fokusi te njëra faqe, më pas tek tjetra, zona e mjekrës, rreth gojës, hundës dhe në fund rreth syve.

Kremi mbrojtës vendoset para apo pas grimit?

“Ne gjithmonë rekomandojmë vendosjen e produkteve sipas përmbajtjes, nga më të hollat tek ato më të trasha,” thotë dermatologia Claire Wolinsky. Nëse jeni duke përdorur krem kundër diellit, ai duhet të jetë sa më afër lëkurës që të jetë e mundur dhe të vendoset para hidratuesit. Nëse jeni duke përdorur një serum të hollë si vitamina C, atëherë së pari aplikohet serumi, kremi mbrojtës me faktorë SPF e më pas grimi.

Nëse doni që kremi kundër diellit të funksionojë, jepini vetes pak kohë dhe lëreni të paktën 10 minuta në lëkurë përpara se të vendosni grimin, për t’u siguruar që do të përthithet plotësisht nga lëkura.

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024