Lajme
Kjo është përgjigja e Avdullah Hotit, kur pyetet nga gazetarët për dorëheqjen e Isa Mustafës
Demokracia
09:12 | 17 Shkurt 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sot në 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, bashkë me kabinetin e tij ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Nga atje, Hoti ka uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Pavarësisë.

“Shfrytëzoj mundësinë që në këtë ditë të veçantë t’u uroj të gjithë qytetarëve të Kosovës Ditën e Pavarësisë.”, tha Hoti, raporton Demokracia.com.

Mirëpo nga gazetarët, kryeministri u pyet edhe lidhur me zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

Sidoqoftë, ai refuzoi të japë një përgjigje rreth kësaj.

“Sot është ditë feste, keni durim. Festoni sot.”, ka thënë ai.

Kujtojmë se LDK në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën fitoi mbi 13 për qind të votave. Pas kësaj, kreu Isa Mustafa dha dorëheqje nga pozita e tij në këtë parti./Demokracia.com/

Të ngjashme