Lajme
Kjo është pasuria e Mahir Tutulit, kryetarit të ri të Gjykatës Komerciale
Demokracia
20:36 | 20 Prill 2022

Share:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), sot në takimin e mbajtur e ka zgjedhur kryetar të Gjykatës Komerciale, Mahir Tutulin. 

Kandidati tjetër që i kishte hyrë garës ishte gjyqtari Ramiz Kuqi, shkruan Demokracia.com.

Në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Tutuli kishte deklaruar patundshmëri në vlerë rreth 400 mijë euro.

Tutuli në AKK kishte deklaruar se ka një banesë, dy garazha dhe një truall, ku së bashku kapin vlerën e afër 300 mijë eurove.

Në formularët e deklarimit të pasurisë, Tutuli kishte deklaruar se ka dy vetura, njërën në emër të tij që kap vlerën e 13 mijë eurove dhe tjetrën në emër të bashkëshortes së tij që kap të njëjtën vlerë.

Po ashtu, ai gjatë vitit të kaluar kishte deklaruar se para të gatshme në institucionet financiare kishte mbi 18 mijë eurove dhe kredi rreth 49 mijë euro, ku 3 mijë e 300 euro i kishte për blerje të veturës, ndërsa 45 mijë euro si depozitim bankar për sigurimin e vizës studimore për djalin e tij.

Kryetari i Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli, kishte deklaruar se si të hyra vjetore nga Gjykata e Apelit merrte pagë mbi 27 mijë euro, por ai u pagua edhe nga Kolegji “UBT” me 3 mijë euro pagë.

Me të dy kandidatët, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), më 15 prill 2022 kishte përfunduar intervistat./Demokracia.com/

Mahir Tutuli zgjidhet kryetar i Gjykatës Komerciale

 

 

 

Të ngjashme