Auto&Tech
Kjo është makina që do ta shoqërojë Princin Philip në funeral
Demokracia
10:01 | 15 Prill 2021

Share:

Princi Philip kaloi jetën e tij me Land Rovers dhe po e njejta markë e makinës do ta përcjellë atë në varrimin e tij.

Princi Philip ndërroi jetë më 9 prill në moshën 99-vjeçare, ndërsa do të varroset të shtunën më 17 prill, shkruan Demokracia.com.

Burri i Mbretëreshës Elizabeth II ishte i lidhur ngushtë me automjetet britanike, dhe një Land Rover që ai ndihmoi në modelimin do të jetë makina e tij funerale më 17 Prill.

Ai ka drejtuar secilën makinë të re që është prodhuar nga marka Land Rover, por, ai ndaloi së vozituri pas një aksidenti në shkurt të vitit 2019 duke dorëzuar patentën e tij një muaj pas aksidentit.

Land Rover që do të transportojë arkivolin e Dukës, nga ambientet e Pallatit Windsor për në kishë, ishte dizajuar me ndihmën e Princit Phillip dhe besohet të jetë një makinë elektrike.

Defender 130 Gun i modifikuar ishte i dizajnuar posaçërisht për të mbajtur një arkivol.

Prince Philip Will Ride To His Final Resting Place In This Custom Land Rover

Gjithashtu flitet se pallati po konsideron një arkivol të bërë nga leshi. /Demokracia.com/

Të ngjashme