Sport
Kjo është lista e hendbollistëve të Kosovës për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024
Demokracia
16:54 | 20 Prill 2023

Share:

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Kosova është në Grupin 7 të fazës së dytë kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm. Të enjten më 27 prill, Kombëtarja jonë e pret Malin e Zi. Ndeshja luhet nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ndërkohë më 30 prill nga ora 18:00, Kosova luan ndaj Sllovenisë. Ndeshja Slloveni – Kosovë luhet në Velenje.

Grumbullimi i lojtarëve të Kosovës bëhet të dielën në Hotel Internacional Prishtina. Në kryeqytet edhe do të zhvillohet faza e shkurtër përgatitore para ndeshjeve të vështira me Malin e Zi dhe Slloveninë.

Selektori Qerimi llogarit në grupin e konfirmuar të lojtarëve për dy ndeshjet e këtij muaji. Në Kombëtare pas mungesës për shkak të lëndimit, kthehet Luigj Quni. Janë kthyer edhe disa të tjerë, ndërsa emra të rinj nuk ka.

Me Kombëtaren gjatë këtij grumbullimi do të ushtroj edhe Kushtrim Ninaj.

Të ngjashme