Komuna e Gjilanit aktualisht është duke prirë me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë e ditur se numri i rasteve aktive në Gjilan është 51.
E dyta pas Gjilanit është Prishtina me 22, e pasuar nga Ferizaj me 20 raste pozitive. Prizreni ka 13 raste aktive, derisa Peja ka 12.
Në total në Kosovë me COVID-19 janë edhe 134 raste.
Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar shtatë raste të reja pozitive me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.