Lajme
Kjo është gjoba që policia shqiptare ia ka shqiptuar personit që shkaktoi aksidentin dje në Tiranë
Demokracia
12:42 | 09 Maj 2022

Share:

39-vjeçarit që dje aksidentoi një foshnje tremuajshe së bashku me prindërit, Policia ia ka marrë patentëshoferin për 2 vite.

Policia shqiptare tashmë ka gjobitur 39-vjeçarin,  Ajas Sulejmeni, i cili gjatë ditës së djeshme ka aksidentuar një çift dhe foshnjën e tyre tremuajshe në Tiranë.

LEXO EDHE: 

PAMJE TË RËNDA| Momenti kur çifti dhe foshnja e tyre goditen nga vetura “G Class” në Tiranë

Siç raporton Top Channel, sipas gjobës dhe deklaratës së Ajas Sulejmenit që ka siguruar, ai ka kundërshtuar gjobat që i ka vënë policia.

“Sulejmeni ka deklaruar se nuk është dakord me konstatimin e policisë që renditi si shkelje: shkelje semafori, aksidentim të këmbësorëve, mosdhënie ndihme për të aksidentuarit, largim nga vendi i aksidentit pa njoftuar organet kompetente dhe drejtim mjeti nen efektin e narkotikeve. Po ashtu, atij i janë hequr pesë pikë nga patenta”, shkruan Top Channel.

Të ngjashme