Dy persona janë plagosur më 1 maj në fshatin Mramor të Prishtinës, ku i përfshirë është edhe një zyrtar policor.
Ngjarja kishte ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të Prishtinës ku dy persona ishin plagosur me armë zjarri, shkruan Demokracia.com.
Demokracia.com ka kontaktuar me kryeshefin e Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, Rexhep Gjyliqi për gjendjen shëndetësore të njërit nga të plagosurit.
Ai ka deklaruar se gjendja e tij është stabile.
“Gjendja e tij është relativisht stabile, me parametrat vital (sistemi imunitar) stabile. Është duke u trajtuar në mjekimin intenziv por mund të ndodhë që jo vetëm tek ky por edhe tek pacientët e tjerë të ndryshoj gjendja”, ka thënë Gjyliqi për Demokracia.com.
Demokracia.com, ka kontaktuar edhe me Avdush Bajgorën, doktor i mjekësisë emergjente.
Ai për Demokracia.com, ka thënë se nuk e din se në cilën klinik është I shtrirë I plagosuri tjetër për shkak se me 1 maj ishte jashtë shtetit.
“Unë nuk kam qenë në Kosovë, ata janë sistemuar në klinika tjera e nuk. Nuk e kam në kujdes nuk kam informatë për të”, ka deklaruar , doktor i mjekësisë emergjente Avdush Bajgora. /Demokracia.com/
Avokati i njërit nga të plagosurit nga polici në Badovc: U qëlluan pas shpine