Lajme
Kjo është gjendja e shoferit që goditi derrat e egër në autostradë
Demokracia
23:33 | 17 Janar 2022

Share:

Një tufë me derra janë parë në autostradën për Prizren përkatësisht në fshatin Duhël të Suharekës, të cilët kanë dal në mes të rrugës.

Një nga ta është goditur nga një veturë e cila po kalonte përmes autostradës.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili njofton se vozitësi ka marrë lëndime por gjendja e tij është stabile.

Edhe shoqata e gjuetarëve kanë dalë në vendngjarje ku i kanë tërhequr derrat e egër.

“Nga informacionet që kemi nga terreni, ju njoftojmë se rreth orës 19:40 në autostraden ,, Ibrahim Rugova” km-39 në Duhel një veturë me targa vendore ka goditur një tufë derrash të egër. Njësia e hetimeve dhe patrullat policore kanë dalur në vendngjarje dhe kanë siguruar lëvizjen e automjeteve në autostrdë. Në vendngjarje kanë dal edhe njësitë relavante për mirmbajtje të rrugës. Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë ardhur edhe shoqata e gjuetarëve të cilët i kanë terhequr derrat e egër. Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe sipas informacioneve qe kemi deri tash gjendja e tij është stabile. Rreth ores 21:30 rruga është hapur plotesisht për qarkullim“, u shpreh Kelani.

Të ngjashme