Sikur në shumë komuna edhe në Fushë Kosovë rrugët nuk janë të mirëmbajtura ashtu si duhet.
Sikur në shumë komuna të Kosovës, edhe në qytetin e Fushë Kosovës rrugët nuk janë të pastruara ashtu siç duhet.
Siç shihet në fotografitë e dërguara në adresë të Demokraica.com, lexuesit kanë thënë se gjendja në rrugën “Nënë Tereza”, në Fushë Kosovë nuk është aspak e mirë.
Sipas këtij lexuesi, nuk dihet nëse kjo rrugë është pastruar nga autoritetet komunale, mirëpo gjatë kohës sa ai ishte prezentë, nuk ka parë asnjë makinë për largimin e borës apo pastrimin e rrugës.
Më poshtë ju sjellim fotografitë. /Demokracia.com/