Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se pesë pacientë me COVID-19 dhe tetë pacientë post-COVID janë duke marrë trajtim.
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se me oksigjeno-terapi janë gjashtë pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen dy pacientë, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
ShSKUK: 5 pacientë të konfirmuar me Covid-19
5 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë po trajtohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Në trajtim janë edhe 8 pacientë post- Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 7 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë /Demokracia.com/