Lajme
Kjo është gjendja e mbeturinave pas mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”
Demokracia
20:31 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Që nga data e 26 nëntorit, rruga “Xhorxh Bush”, qëndron e mbyllur si pasojë e festave të fundvitit. 

Bllokimi i kësaj rruge duket se ka shkaktuar rezultate jo të mira sa i përket gjendjes së mebturinave mbrapa katedrales së kryeqytetit.

Vrojtuesit e lagjes, kanë publikuar disa pamje të rrugëve ku shihet e stërmbushur me mbeturina.

Siç duket komuna e Prishtinës nuk po e frekuenton fare këtë pjesë pas mbylljes së çarkullimit të saj.

“Pas mbylljes se rruges Xhoxh Bush kjo eshte gjendja… me sakte rruga mrapa katedrales. Kjo eshte gjendja e mbeturinave cdo dite. Mjerim!”, shkruajnë vrojtuesit e lagjes në Prishtinë./demokracia.com

Të ngjashme