Lajme
Kjo është gjendja e burrit nga Mitrovica që u godit disa herë më thikë nga i biri
Demokracia
11:31 | 06 Mars 2021

Share:

Një burrë nga Mitrovica ka mbetur i lënduar rëndë pasi u godit disa herë me thikë nga i biri.

Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se personi në fjalë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia shton se i dyshuari ka probleme mendore dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË /Mitrovicë 05.03.2021-09:38. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar duke e goditur me thikë disa herë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Demokracia.com/

 

Të ngjashme