Lajme
Kjo është gjendja e 11 vjeçarit që mbeti i plagosur në Shtërpcë, flet nëna e tij
Demokracia
13:26 | 07 Janar 2023

Share:

Të premten në Shtërpcë janë plagosur dy të rinj, shtetas të Republikës së Kosovës. Stefan Stojanoviq 11 vjeç dhe Milan Stojanoviq 21 vjeç. Ata kanë marrë trajtim mjekësor dhe tani gjendja e tyre është e mirë.

Këtë e ka konfirmuar nëna e Stefanit, Zorica Stojanoviq, e cila ka folur për “telegraf.rs”.

Ajo ka treguar se Zorani ndihet më mirë dhe se po e merr terapinë e nevojshme.

“Ndihet mirë dhe po merr terapi, tani ishin edhe gazetarët dhe kryetari Dalibor. Aty ishin edhe disa persona të tjerë, por nuk ua di emrat. E kanë filluar terapinë, nuk e di kur do të na lënë nesër apo pasnesër, tani për tani është më mirë. Gjithçka e ka duruar heroikisht, kur vijnë kamerat emocionohet, është i vogël, por shpresoj që trauma të kalojë pas pak” ka thënë ajo për “telegraf.rs”.

Të ngjashme