Lajme
“Kjo është fatale”, kështu po i sanksionon ShBA politikanët e Kosovës – sipas Hazirit
Demokracia
09:28 | 17 Nëntor 2022

Share:

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për marrëdhëniet me Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se SHBA do t’i ruaj përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës, por do t’i dëmtojë raportet me funksionarët kur e humbin udhën, duke iu referuar Kurtit.

Sipas tij, ‘këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi.

Postimi i plotë:

SHBA do t’i ruaj përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës, por do t’i dëmtojë raportet me funksionarët kur e humbin udhën. SHBA i tashmë i ka dhënë shenjat e parë të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës. ‘Këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi. Kjo është fatale dhe alarmante. /Demokracia.com/

Të ngjashme