Lajme
Kjo është deklarata e Avdullah Hotit pasi Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së
Demokracia
16:18 | 14 Mars 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka uruar Lumir Abdixhikun pas zgjedhjes kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Hoti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Abdixhiku do ta ketë mbështetjen e të gjithëve, raporton Demokracia.com.

“Kryetarin Isa Mustafa e falënderoj për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë 11 viteve në krye të LDK-së”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Urime të gjithë anëtarëve të LDK-së për një Kuvend Zgjedhor demokratik. Urime Kryetarit Abdixhiku, shëndet e suksese. Do ta ketë mbështetjen e plotë të të gjithëve. Na presin sfida.

Falënderime z. Lutfi Haziri dhe z. Besian Mustafa për kontributin e tyre në këtë garë.

Kryetarin Isa Mustafa e falënderoj për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë 11 viteve në krye të LDK-së./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/4158735767521079

Të ngjashme