Sport
Kjo është data kur Gerrardi viziton “Anfieldin” me Aston Villën
Demokracia
11:35 | 11 Nëntor 2021

Share:

Steven Gerrard është rikthyer në elitën e futbollit anglez si trajner i ri i Aston Villës.

41-vjeçari nënshkroi kontratë trivjeçare e gjysmë për skuadrën nga qyteti i Birminghamit, duke e zëvendësuar Dean Smithin e shkarkuar. shkruan Demokracia.com

Natyrisht se rikthimi i tij në Premierligë te Aston Villa do të ballafaqojë atë me ish-klubin ku bëri karrierë të bujshme sa ishte futbollist, Liverpoolin.

Aston Villa do të përballet me Liverpoolin pas pesë xhirove, gjegjësisht më 11 dhjetor të këtij viti në “Anfield Road”.

Ky rikthim i Gerrardit në “Anfield” sigurisht do të jetë i veçantë për të, por edhe për mijëra tifozë të Liverpoolit të cilët e konsiderojnë atë si legjendë të klubit.

Gerrard do të debutojë me Aston Villën në “Villa Park” kundër Brightonin në takimin e vlefshëm për javën e 12-të në Premierligë.

Aston Villa ka tubuar vetëm dhjetë pikë pas 11 ndeshjeve kampionale këtë edicion. /Demokracia.com

Të ngjashme