Kuriozitete
Kjo është aryseja pse dritaret e aeroplanëve janë rrethore dhe jo katrore
Demokracia
19:40 | 30 Maj 2021

Share:

Sa herë ju ka ndodhur që kur keni udhëtuar me aeroplan ta keni pyetur veten pse dritaret nuk janë katrore, por janë në formë rrethore? Në të vërtet, për këtë pyetje ka një përgjigje, dhe forma e saj nuk është thjesht rastësi.

Forma rrethore e dritares është e rëndësishme për sigurinë tonë. Dritaret katrore janë të rrezikshme sepse këndet e mprehta janë pikat e dobëta të aeroplanit që mund të çahen për shkak të presionit të ajrit.

Këndet e rrumbullakosura ndihmojnë në shpërndarjen e presionit, duke ulur rrezikun e thyerjes së dritareve.

Format rrethore gjithashtu mund t’i rezistojnë më mirë deformimit të shkaktuar nga ndryshimet në presion.

Të ngjashme
Kuriozitete • 19 Maj 2024