Kuriozitete
Kjo është arsyeja pse po ngordhin Koalat
Demokracia
19:47 | 08 Nëntor 2021

Share:

Një vrasës i heshtur po përhapet tek koalat e Australisë, duke paraqitur një kërcënim që ekspertët e jetës së egër thonë se mund t’i zhdukë ato.

Fajtori është klamidia, një virus seksualisht i transmetueshëm që infekton më shumë se 100 milionë njerëz në mbarë botën çdo vit dhe mund të shkaktojë infertilitet.

Për koalat, klamidia e pakontrolluar mund të shkaktojë verbëri dhe kiste të dhimbshme në traktin riprodhues të një kafshe që mund të çojë edhe në ngordhje, raporton CNN përcjellë Demokracia.

Kjo sëmundje gjithashtu mund të përhapet shpejt ,mirëpo ekspertët thonë që në ngordhjen e koalave po ndikon edhe ndryshimi i klimës.

Shkencëtarët tani po testojnë vaksina kundër klamidias për të mbrojtur kafshët./Demokracia.com/ 

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025