Megjithëse çokollata mund të jetë e preferuara jonë, ka diçka që e injorojmë gjithmonë. Sipas ekspertëve, duhet të shmangim konsumimin e saj para gjumit. Kjo për shkak se përmban kafeinë dhe sasia e saj ndryshon nga lloji i çokollatës.
Nutricionistët thonë se ka nëntë miligramë kafeinë në një çokollatë qumështi, e cila barazohet me tre filxhanë kafe. Në të njëjtën kohë, theksojnë se çokollata e zezë mund të shkaktojë edhe pagjumësi pasi përmban më shumë kafeinë. Përveç kafeinës, çokollata ka një përbërje tjetër që mund t’ju mbajë zgjuar gjithë natën.
Bëhet fjalë për teobrominën, një substancë e ngjashme me kafeinën e gjendur tek kakao. Sidoqoftë, konsumimi i çokollatës në një kontekst të arsyeshëm ka shumë veti të dobishme për trupin.