Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të bashkëshortit të saj, për shkaqe shëndetësore.
Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princ Philip, gjyshit të bashkëshortit të saj, Princ Harry, shkruan Demokracia.com.
Lajmi është konfirmuar nga pallati i Buckinghamit, dhe arsyje pse Meghan nuk do të marrë pjesë në varrimin e princit Filip është shtatzania.
Dukesha e Susexxit nuk është lejuar që të udhëtojë nga mjeku i saj, sepse fluturimi mund t’i shkaktojë komplikime.
Princi Filip, Duka i Edinburgut ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare. Bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth, humbi jetën në Kështjellën e Windsor-it si pasojë e një sëmundje të rëndë, 28 ditë pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër. /Demokracia.com/