ShowBiz
Kjo është arsyeja pse aktorja Sharon Stone humbi kujdestarinë e djali të saj
Demokracia
13:03 | 21 Prill 2021

Share:

Aktorja e famshme Sharon Stone humbi kujdestarinë e djalit të saj, Raon, pas ndarjes nga burri për shkak se ajo dëshironte t’i bënte botox atij.

Në një libër ku aktorja rrëfen gjithçka për jetën e saj personale, Stone tregon se kishte kaluar ditë dhe javë duke qarë pasi humbi kujdestarinë e djalit.

Arsyeja e humbjes së kujdestarisë ishte se ajo dëshironte t’i bënte atij botox në këmbë, për të ndaluar djersitjen e këmbëve sepse ato vazhdimisht mbanin aromë të pakëndshme.

“Pasi humba kujdestarinë kryesore të Roan unë nuk isha më unë. Shtrihesha në divan dhe vetëm qaja”, ka shkruar ajo.

Djali i Sharon, Raon është 21 vjeç tani dhe ka debutuar në botën e aktrimit në prodhimin ‘What About Love’. /Demokracia.com/

Të ngjashme