ShowBiz
Kjo është aktorja që do të luaj si Barbie
Demokracia
13:37 | 10 Korrik 2021

Share:

Midis The Lego Movie dhe Transformers, është çmenduri që ende nuk ka patur një film për kukullën më të famshme: Barbie! (Gjithmonë nëse nuk llogarisni filmin “Life-Size”). Por më në fund duket se do të ketë edhe një film “Barbie” dhe kjo është gjithçka që dihet deri tani.

Barbie do të jetë aktorja Margot Robbie.

Surprizëëë! Do të ketë një film 'Barbie'

Për aktoren, pjesëmarrja në këtë film do t’i sjellë shumë “emocione dhe do ta bëjë nostalgjike për fëmijërinë”. Me këto, vjen dhe përgjegjësia për të qenë një “Barbie” e denjë për filmin.

Variery konfirmoi se filmi do të jetë punë e Noah Baumbach dhe Greta Gerwig, si regjisorë dhe skenaristë. Përpjekjet për një film Barbie kanë filluar që në 2014-ën, por asgjë nuk ka qenë kaq real dhe intensiv sa filmi që do të vijë.

Xhirimet fillojnë së shpejti

“Barbie” është vendosur të fillojë prodhimin në fillim të vitit 2022 në Warner Bros. Synohet që filmi të dalë në kinema në 2023-shin, sipas Variety.

Të ngjashme