Lajme
Kjo është agjenda e takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit
Demokracia
10:39 | 26 Qershor 2024

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

Takimi i parë i tyre këtë vit zhvillohet në kohën kur zyrtarët evropianë, të angazhuar në ndërmjetësimin e procesit, janë drejt përfundimit të mandatit pesëvjeçar.

Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën e takimit mes tyre.

Dyshja do të priten nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimet do të analizojnë atë që është arritur në Dialog nën udhëheqjen e Përfaqësueses së Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara. Do të ketë deklarata për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë përpara dhe në fund të takimeve në godinën e EEAS”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme