Lajme
Kjo është agjenda e Kurtit në ditën e parë si kryeministër
Demokracia
09:06 | 23 Mars 2021

Share:

Kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti ka publikuar agjendën e parë për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, në ora 10:00 bëhet ceremonia e pranim dorëzimit të kryeministrit, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 23.03.2021

  1. Ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës së Kryeministrit.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 10:00

  1. Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 11:30

  1. Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

VENDI: Kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

KOHA: 13:00

  1. Kryeministri Albin Kurti do të takohet me ambasadorin e BE-se, z. Tomas Szunyog.          

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 14:30/Demokracia.com/

 

Të ngjashme