Yasuko Tamaki, 90-vjeçares nga Japonia, nuk i ka shkuar asnjëhjerë mendja për pensionim.
E lindur më 15 maj në vitin 1930, 90-vjeçarja ka punuar në Sunco Industries – një kompani tregtare e specializuar për vida – që nga viti 1956.
Ajo tani njihet si menaxherja më e vjetër, për shërbimin e saj të gjatë në kompani.
Pas marrjes së certifikatës zyrtare të Rekordeve Botërore Guinness, ajo shprehu mirënjohje për vendin e saj të punës.
Yasuko punon në zyrën e financave, duke llogaritur pagat dhe shpërblimet e stafit, si dhe llogaritjet e zbritjes së taksave.
Ajo vazhdon të punojë pesë ditë në javë, nga shtatë orë e gjysmë në ditë, si çdo anëtar tjetër i stafit. /Demokracia.com/